English

Ikonomu nderohet për greqizmin e Jugut,AK: Qeveria të reagojë

Korçë, 15 gusht 2011, NOA - Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos është vlerësuar pak kohë më parë, nga Fondacioni grek i Amerikës, me motivacionin; “Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epiri, apo siç e quajnë ata Jugun e Shqipërisë.

Aleanca “Kuq e Zi” ka reguar sot në lidhje me ceremoninë e dekorimit të konsullit grek në Korçë, Ikonomu.

një deklaratë për shtyp aleanca “Kuq e Zi” i ka kërkuar qeverisë shqiptare të denoncojë kongresin e Janinës pasi, sipas saj, konsulli u nderua për përhapjen e helinizmit në Shqipëri. “Konsulli Ikonomu kapërceu kompetencat diplomatike dhe provokoi integritetin territorial të Shqipërisë. Ai u vlerësua për censusin inovator prandaj qeveria shqiptare duhet të denoncojë kongresin e Janinës.” ka theksuar aleanca.

Në fillim të këtij viti, konsulli grek në Korçë, ai u bëri thirrje qytetarëve korçarë që të mos kenë frikë të deklarohen se janë grekë. Deklarata shkaktoi debat në politkë dhe opinionin publik shqiptar.

a.q/NOA

KOMENTE