Vlorë, 15 gusht 2011, NOA – Me akuzën e vrasjes me dashje të një personi tre vjet më parë, vrasje e mbetur në tentativë, blutë e Vlorës kanë vënë në pranga 20-vjeçarin e shpallur në kërkim Gazmir Avdul Canaj.
Gazmir Canaj lindur në Selenicë dhe banues në zonën “Uji i Ftohtë” në Vlorë akuzohet se në 21.07.2008 tentoi të vrasë me thikë shtetasin Th. K., një ngjarje e ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur disko “Kristal” në pikën turistike të “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
Mandej Gjykata e Vlorës e dënoi me pesë vite burg Gazmir Canajn për veprën të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.
mit/NOA