English

Kompensimi financiar i pronave, shpallen 107 fitues

Tiranë, 15 gusht 2011, NOA - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka mbyllur procesin e vlerësimit për kompensimin financiar të të gjithë aplikuesve për vitin 2011.

Nga 1012 kërkesa gjatë procesit të vlerësimit në muajit gusht plot 107 subjekte kanë përfituar nga fondi prej 670 milionë lekësh i përcaktuar nga qeveria.

Gjatë një konference për shtyp kreu i agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa në një konferencë për shtyp bëri me dije se brenda këtij viti mund të ketë edhe një kompensim të dytë financiar, në rast se kjo do të kërkohet nga Këshilli i Ministrave.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bën një kompensim të pjesshëm të pronës, çka do të thotë se një subjekt i shpronësuar mund të aplikojë disa herë për kompensimin e pronës së tij.

mit/NOA

KOMENTE