English

Kultivonte kanabis në shtëpi, pranga 58 vjeçarit

Shkodër, 15 gusht 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka vijuar punën kundër lëndëve narkotike. Kështu, nga strukturat e Anti-Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Mirash Mani, vjeç 58, banues në fshatin Kir, Komuna Pult, Shkodër.

Në bazë të informacineve të marra dhe falë një operacioni të organizuar nga forcat policore, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasit në fjalë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 486 rrënjë bimë narkotike cannabis sativa.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 58 vjeçarit, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “kultivim të bimëvë narkotike”.

a.q/NOA

KOMENTE