English

Me një kile kokainë në autobuzin Roma-Leçe, kapet i riu shqiptar

Leçe, 15 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Pak më shumë se një kilogramë kokainë që në tregun e zi kap vlerën e afro 100 mijë eurove, iu zbulua nga policia italiane, emigrantit shqiptar Dorian Pashaj.

Korrespondentja e agjencisë NOA, Jonida Moisiu, raporton se zbulimi i shqiptarit të dyshuar për trafik lëndësh të forta narkotike, erdhi pas një kontrolli të ushtruar nga policia italiane, në rajonin e Leçes.

Ishte nervozizmi që shfaqi gjatë kontrollit, vlonjati Dorian Pashaj që shihni në foton e censuruar policore, që shtyu forcat e rendit të kryejnë kontroll edhe më të imët në bagazhet e 26-vjeçarit që udhëtonte me autobus turistik.

Për pasojë tek një çantë shpine e tij, u zbulua sasia e kokainës, 1.1 kg, që iu sekuestrua bashkë me sasinë e 600 mijë eurove dhe celularët që shihni në foto.

Policia tha përmes një deklarate për shtyp se emigranti shqiptar kishte ndjekur itinerarin nga Roma në Leçe me një autobus me turistë dhe u ndalua pikërisht gjatë kontrollit rutinë. Policia tha se nuk kishte sinjale të mëparshme për trafik të dyshuar droge.

“Ajo që është e rëndësishme në këtë fazë të dytë është zbulimi i kanalit të trafikimit të kokainës që në tregun narkotik arrin vlerën e 100 mijë eurove vetëm për sasinë që iu konfiskua të arrestuarit”, - u shpreh policia e Leçes.

r.b/j.s/NOA

KOMENTE