Tiranë, 15 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 15 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: Tre të vdekur. Mat, ekzekutohet në oborr familja.
Tituj të tjerë në faqen e parë të gazetës janë: Masakrimi i gruas, flet nëna: I lutem vrasësit të më kthejë kokën e vajzës; Politikë/Deputeti i LSI: Riformatimi i qeverisë. Shëndetësia ne alarm, ndryshimet urgjente; Opinion nga Artan Hoxha: “Egoizimi miop”; opinion nga Agim Baçi: “Malaj dhe përjashtimi i islamit.”
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: Renea me jelekë antiplumb të skaduar.
Forcat speciale mbajnë në trup veshje të blera 14 vjet më parë, snajperistët stërviten me kallashnikovë se nuk ka plumba.
Të tjerë tituj të gazetës shënojmë: Masakër në Mat, tre të vrarë në një shtëpi; Këshilli i Europës i hap rrugën emigrantëve; Kriza shkurton fondet për përmbytjet.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: Nishani, pse nuk bëhen ndryshime ne Kushtetutë. U bënë 3 vjet më parë për të shmangur ngërçin.
Në vijim të faqes së parë do të gjeni: Kume: Ndryshimet në Kushtetutë, lojë politike; Makinat pa doganë nga 25 gushti, ja sa duhet të paguajmë;
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: Shtëpia e horronit. Ekspertët: 10 orë ka zgjatur prerja e gjymtyrëve. Prerja kirurgjikale, Dumka një ish çoban.
Në brendësi të gazetës do të gjeni: Kantieri i Durrësit, mbyllja pas 67 vjetësh
Dasmat, si t’i dallojmë bizhuteritë pa hile.Shkrim nga Ardian Vehbiu: Debati për toponizimet dhe turqizmat në shqipe.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Hashinasto shkel ligjin. Gjykata kthen në detyrë diplomatin e shkarkuar nga detyra.
Më tej gjeni titujt: Vrasja, 84 vjeçari i preu viktikës organet gjenitale; Argumentet e Kristo Frashërit: Në Epir popullsia greke ka përfaqësuar kurdoherë pakicën;
Skandali: Konsulli grek vlerësohet për greqizmin e jugut; Hallet e tiranasve: Një shtëpi dhe një punë.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.q/NOA