English

Rishfaqet vrasësi Alban Begolli, ka ikur nga spitali Psikiatrik

Romë, 15 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Për të është hera e dytë që kryen arrati, por këtë radhë vjen me një të kaluar të pasur kriminale, aq sa cilësohet nga mediat italiane si vrasës i frikshëm.

Korrespondentja e agjencisë NOA, Jonida Moisiu, raporton se është fjala për të riun shqiptar Alban Begolli. Ai është arratisur pasi iu dha një leje tetë orëshe lirie të kufizuar, duke dalë nga Spitali Psikiatrik ku ishte mbyllur këto 16 vjtet e fundit.

Alban Begolli, 43 vjeçari shqiptar i mbyllur në Psikiatrik, ndodhej atje që prej vitit 1995. ai u akuzua të kishte vrarë rivalin e tij në kontrollin e tregut të prostitucionit.

Pikërisht në atë vit ai ishte arratisur për herë të parë kur gjendej në qelitë e burgut San Vittore por lirinë e gëzoi vetëm për pak pasi u kap dhe u riburgos. Më tej ai u mbyll në Spitalin Psikiatrik ku tanimë është larguar dhe që andej.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE