Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku - Komisioni i Licencimit te FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), ka vendosur të licencojë vetëm pesë nga 14 ekipe që i përkasin Superligës së futbollit shqiptar.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni, raporton agjencia NOA.
Bazuar në vendimet e sotme te Komisionit te Licencimit, Sektori i Garave ne FSHF vendosi anulimin e shortit për kampionatet e Kategorisë Superiore dhe te Kategorisë se Pare qe do te hidhej ne Tirane, ne date 16 Gusht 2011.
Per te analizuar situatën dhe per te marre vendimet perkatese, diten e Marte, date 16 Gusht 2011, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv te FSHF.
Ne mbledhjen e tij Komisioni i Licencimit te FSHF njoftuar për licencimin e klubeve pjesëmarrëse ne veprimtaritë futbollistike te Sezonit 2011-2012, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga klubet aplikuese Komisioni vendosi te licencoje vetëm klubet si me poshtë:
Per Kampionatin Kombëtar te Kategorisë Superiore klubet:
1. Skënderbeu
2. Dinamo
3. Apolonia
4. Laçi
5. Pogradeci
Për Kampionatin Kombëtar te Kategorisë së Parë, klubet:
1. ADA
2. Beslidhja
3. Elbasani
4. Besa
5. Himara
6. Adriatiku Mamurras
Aplikimet e klubeve te tjera te cilat sipas rezultateve sportive ishin klasifikuar qe te merrnin pjese respektivisht ne kampionatet kombëtare te Kategorisë Superiore dhe te Kategorise se Pare, u vlerësuan jo ne përputhje me kriteret e përcaktuara nga Rregullorja e Licencimit te FSHF dhe kërkesat e FIFA-s dhe UEFA-s”, - thuhet në deklaratën zyrtare të FSHF.
Ne shkresat e datave 22 Nëntor 2010, 23 Dhjetor 2010, 4 Maj 2011, 15 Qershor 2011, 27 Qershor 2011 dhe ne shume mbledhje e takime pune, FSHF i ka njohur klubet me kriteret qe duhet te plotësonin për pjesëmarrje ne veprimtaritë e Sezonit 2011-2012 duke insistuar qe mosplotësimi i tyre dhe mosrespektimi i afateve nuk do te tolerohej.
Persa i përket stadiumeve, për mosplotësim te standardeve minimale, Komisioni refuzoi kërkesën për licencim për stadiumet si me poshtë:
Per Kampionatin Kombëtar te Kategorisë Superiore
1. Stadiumi Kastrioti, Kruje
2. Stadiumi Avdush Muçaj, Ballsh
3. Stadiumi i Kamzes
Per Kampionatin Kombëtar te Kategorisë se Pare
1. Stadiumi i Mamurrasit
2. Stadiumi Iliria Fushe Kruje
3. Stadiumi Përparimi, Kukës
4. Stadiumi ADA, Velipojë
5. Stadiumi i Himarës
6. Stadiumi Liri Ballabani, Burrel
Bazuar ne vendimet e sotme te Komisionit te Licencimit, Sektori i Garave ne FSHF vendosi anulimin e shortit për kampionatet e Kategorisë Superiore dhe te Kategorisë se Pare qe do te hidhej ne Tirane, ne date 16 Gusht 2011.
Per te analizuar situatën dhe per te marre vendimet perkatese, diten e Marte, date 16 Gusht 2011, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv te FSHF.
r.b/e.t/NOA