English

Ushqimet që nuk duhet kategorikisht të konsumohen çdo ditë

Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Ndërsa ju jeni duke u përpjekur maksimalisht për të ngrënë shëndetshëm, ju mund të jeni duke bërë gabime të cilat mund të ndikojnë në humbjen e peshës tuaj ose mund të shkaktojë një proces më të ngadaltë nga ai normal që duhet të jeni duke ndjekur.

Ndonjëherë ato copëza të parrezikshme të ushqimit përbëjnë rrezik në menaxhimin e duhur në peshë.

Pra cilat janë këto ushqime në dietën tuaj të përditshme që duhen mënjanuar?

Një gotë me qumësht

Qumështi është një shtesë e shëndetshme e ushqimit tuaj, por mund të jetë edhe një shtesë që pengon progresionin tuaj.

Nëse ju jeni mësuar duke konsumuar një gotë qumësht në mëngjes, përpara se të flini apo edhe në mes të vakteve, ndërpriteni për një muaj konsumin e qumështit.

Nëse ndjeni se ai bën ndryshim në humbjen e peshës, në pastrimin e lëkurës tuaj, ju bën juve të ndiheni më të lehtë, atëherë kjo ndoshta është zgjidhja për problemet tuaja.

Diçka të ëmbël pas një vakti

Shumë njerëz e kanë këtë zakon, e duan diçka të vogël, të ëmbël pas çdo vakti. Kjo është absolutisht e panevojshme dhe ju ndoshta e dini këtë. Ruajeni një ëmbëlsirë për në fundjavë dhe do ta shikoni që do t ju shijojë më tepër.

Ngrënia e diçkaje në mes vaktit të drekës dhe darkës

Sa shpesh jeni ndjerë aq të uritur në kohën mes drekës dhe darkës dhe keni ngrënë diçka menjëherë, pa u menduar nëse është një veprim i drejtë apo jo?

Jeni drejtuar drejt një sanduiçi dhe kjo mund të jetë një shtesë e gabuar në dietën tuaj të përditshme, duke penguar kështu të gjitha përpjekjet tuaja.

Prandaj hani diçka që ka proteina dhe yndyrna të shëndetshme si p.sh. një arrë, në mënyrë që oreksi juaj të mos ndërpritet totalisht.

Patatet

Kohët e fundit, nga një studim i kryer në Harvard, rezulton se një nga ushqimet që duhet të evitohet patjetër gjatë ditës janë patatet. Perimet e freskëta kanë shije më të mirë, ju këshillojmë ti provoni!

Të ashtuquajturat “Ushqime të shëndetshme”

Bukët e thekura dhe patatinat e gatshme, këto ushqime të ashtuquajtura të shëndetshme, duhet të zëvendësohen me ushqime qe përmbajnë kalori të vërteta.. Shumë njerëz i hanë këto duke menduar se nuk do të kenë ndonjë ndikim të madh në shëndetin dhe peshën e tyre. Ky është një keqkuptim dhe ju do të ndiheni më mirë pa këto ushqime të papërpunuara mirë.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE