Vlorë, 15 gusht 2011, NOA- Brenda pak minutash grabitjet kanë alarmuar uniformat blu në qytetin e Vlorës. Në mesditë është grabitur filiali i një banke, ndërsa në të njëjtën kohë është tentuar të grabitet edhe një bankë tjetër.
Grabitja e parë ka ndodhur në filialin e bankës “BKT” në qendër të qytetit tek sheshi i Flamurit ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambjentet e bankës.Nën kërcënimin e armëve u kanë kërkuar punonjësve të bankës tu dorëzojnë paratë.
Më pas grabitësit kanë qëlluar në ajër dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja me në drejtim të paditur. Ndërsa në të njëjtën kohë persona të panjohur kanë tentuar të grabisin filialin e “Raiffeisen bank “ në këtë qytet. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të dy ngjarjeve të ndodhura në qytetin bregdetar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.q/NOA