English

Aksident në Tepelenë, një i vdekur

Tepelenë, 16 gusht, NOA – Pas aksidentit të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Skrapar, ku humbën jetën 6 të rinj, një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tepelenë. Viktima është 26-vjeçari Denis Lamka, i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin që drejtohej nga Arnaldo Guma. Aksidenti ndodhi në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, mbrëmjen e djeshme, kur makina me targa Tiranë TR 0881 T doli nga rruga duke rënë nga një lartësi e madhe.

Sipas informacioneve të para nga policia, aksidenti ka ndodhur nga shkelja e rregullave të qarkullimit.

a.k/NOA

KOMENTE