English

Aksidenti në kanionet e Skraparit, policia: Segmenti ishte i pashtruar

Tiranë, 16 gusht 2011, NOA – Policia e Shtetit flet për aksidentin e rëndë të regjistruar mbrëmë kur gjashtë persona humbën jetën pasi makina e tyre ra në humnerë në kanionet e Skraparit.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të hënës rreth orës 19:45, në segmentin rrugor Çorovodë-Grepck, rreth 2.5 km pranë Çorovodës, në vendin e quajtur kanionet e Skraparit.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën shtetasit Fatjon Feka, 23 vjeç; Vladimir Dulellari, 23 vjeç drejtuesi i makinës; Eni Guri, 21 vjeç; Xhulio Allko, 19 vjeç; Edison Çuko, 26 vjeç dhe Drilon Guri, 24 vjeç.

Sipas ekspertëve autoteknikë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit tip Mitsubishi, me targa angleze, Vladimir Dulellari, i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjeti.

Ndërkohë sipas ekspertëve rrugorë segmenti Çorovodë-Grepck, ku u regjistrua aksidenti është i pashtruar dhe i kalueshëm vetëm me mjete të larta.

Në vendngjarje shkuan forca të policisë rrugore dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, efektiva të FNSH-së dhe forcat RENEA, por personat e aksidentuar kishin pësuar vdekjen e menjëhershme.

Operacioni për tërheqjen e trupave të personave të aksidentuar nga vendi ku kishte rënë automjeti filloi në orën 05:30 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 10:30.

Gjatë operacionit të tërheqjes së trupave të shtetasve që humbën jetën në këtë aksident, forcat policore u ndihmuan edhe nga strukturat e Emergjencave Civile Berat, një grup sportistësh të Federatës Shqiptare Rafting Berat, si dhe një grup alpinistësh italianë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Parka Cane mos pyet19:37 - 16 Gusht 2011
    qeveria mos shikoje te beje plane per prishje piramidash e te tjera gjera po te shikoje ne radhe te pare jeten e njerezve qe po ikin dite per dite nga 5a6 qe edhe bagetia kur ngorth te vjen keq,prandaj i ngelet qeverise te vere doren ne zemer e te shtroje rruget e tja u beje jeten e sigurte njerezve e sidomos nje vendi te vizituar sic jane kanionet e skraparit
  • Emanuela Cela18:46 - 16 Gusht 2011
    I shpeh ngushellimet e mia gjithe familjare te viktimave.Eshte me te vertete per te ardhur shume keq qe ne kohet moderne qe po jetojme ne si shqiptare jemi akoma pa infrastrukture te rregullt nderkohe qe meremi akoma me ndryshimet qe mund ti bejme historise se shkuar.Ne nje vend turistik qe gjithe bota i ka zili ti vizitoje,si Kanionet e Osumit qe te gjithe i vleresojne Koloradot e Shqiperise dhe si ky vend dhe plot vende te tjera turistike,nuk ka akoma investime per nje infrastrukture te rregullt