English

Aksidenti në Skrapar, RENEA nxjerr një trup nga gremina

Skrapar, 16 gusht, NOA – Forcat speciale të repartit RENEA kanë nisur orët e para të mëngjesit të sotëm nxjerrjen e trupave të të rinjve që humbën jetën në aksidentin rrugor në Skrapar.

Mësohet se është bërë i mundur nxjerrja e trupit të Drilon Guri, 24 vjeç. Ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e trupave të tjerë. Sipas dëshmitarëve, trupat e pesë të rinjve kanë rënë në një lartësi prej 200 metrash dhe nxjerra e tyre është mjaft e vështirë për shkak të terrenit.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur gjashtë të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në zonën e kanioneve të Skraparit, për t’u kthyer në qytetin e Çorrovodës.

Në aksident humbjen jetën 6 të rinj; Emiliano Guri, Edison Çuko, Xhulian Allko, Fation Peka, Drilon Guri dhe Vladimir Dulellari, ky i fundit drejtues i mjetit.

a.k/NOA

KOMENTE