E martë, 16 gusht 2011, NOA- Diagnoza, agresion, shkak i dëmtimeve, agresion dhe dhunë seksuale.
Është ky rezultati i analizave mjekësore të Nafissatou Diallo, kamerieres e cila denoncoi për agresion dhe dhunë seksuale Dominique Strauss-Kahn, në 14 majin e shkuar në New York, vetëm pak orë pas ngjarjes.
Këtë fakt e raporton e përjavshmja L'Express, e cila citon burime nga spitali ku është ndjekur infermierja.
Raporti mjekësor: Traumë në zonën vaginale
E përjavshmja franceze L'Express ka mundur të referohet spitalit Saint Luke Hospital në Manhattan, ku dhe iu nënshtrua analizave Nafissatou Diallo menjëherë pas pretendimit për dhunë seksuale më 14 maj.
Raporti mjekësor flet për ekzistencën e traumave në zonën e jashtme të pjesëve intime ku gruaja denoncoi të jetë dhunuar dhe plagosur para se të detyrohej për një raport oral.
Ndërkaq është evidentuar edhe një dhimbje në shpatullën e majtë ku pas analizave rezultoi edhe këputja e një ligamenti.
Diallo mbërriti në spital e shoqëruar nga një polic drejt ndihmës së shpejtë rreth orës 21.59.
Sipas L’Express gruaja është dhunuar në pjesën e jashtme të zonës vaginale dhe rezultojnë dëmtime të ndryshme rreth kësaj zone.
Ndërkaq seanca e radhës e Strauss Kahn pritet të mbahet më 23 gusht.
a.y/NOA