Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA Update – Dy persona kanë kryer një atentat të pastër sonte në periferi të Tiranës duke i marrë jetën një të riu nën motive të dyshuara gjakmarrjeje.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20.03 tek vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, konfirmuan për agjencinë NOA, burime nga Policia e Shtetit.
Në vendin e ngjarjes janë grumbulluar shumë kureshtarë dhe kanë mbërritur forca policore.
Zyrtarisht konfirmuar identiteti i viktimës, i ndjeri është Paulin Marku, 31 vjeç nga Puka.
Mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me një motor në momentet që u qëllua me armë zjarri kurse dy autorët hapën zjarri mbi një mjet.
Nga hetimet e para, lindin dyshime të forta se krimi ishte një vrasje për motive gjakmarrjeje. Priten të dhëna të reja mbi të kaluarën e viktimës dhe autorit e personave të tjerë të përfshirë në gjakmarrjen e dyshuar.
e.t/NOA
Vijon...