Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA Foto Update - Kryetari i Bashkime së Tiranës, z.Lulzim Basha, priti sot në një takim pune, ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.
Z.Basha e informoi ambasadorin e OSBE-së, për prioritetet e Bashkisë dhe projektet që ai ka, për zgjidhjen e problematikave të mprehta të qytetit.
Z. Wollfarth shprehu gatishmërinë e OSBE-së, për të bashkëpunuar me Bashkinë, në projekte të ndryshme.
Basha dhe Wollfarth u fokusuan në mundësinë e bashkëpunimit, lidhur me çështjen e mbetjeve urbane dhe riciklimit.
e.t/NOA