Prishtinë, 16 gusht, NOA - Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Byhler, u tha banorëve serbë të fshatit Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë, se ndërtimi i urës është “realitet”, i cili do të realizohet.
“Është vendosur që ura të ndërtohet dhe ky është realitet, i cili do të përfundoj”, u tha mbrëmë gjenerali Byler afro 300 serbëve në Prilluzhë, dhe shtoi se nuk ka kurrfarë baze ligjore për ndaljen e ndërtimit.
Ai premtoi se “pjesëtarët e KFOR-it do të mbesin këtu, derisa të kërkojnë banorët dhe do të kujdesen për sigurinë tuaj”, raportojnë mediat serbe.
Dje qindra serbë protestuan për shkak të fillimit të punës në ndërtimin e urës, për shkak të rrezikimit të sigurisë së tyre, siç thonë ata.
NOA/RFE