English

Diabeti, këshillat si t’i mbani këmbët shëndetshëm këtë verë

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Kujdesi ndaj këmbëve është i rëndësishëm për personat që vuajnë nga diabeti. Le të flasim për kujdesin ndaj tyre.

Nevropati, një nga komplikimet afatgjata të diabetit, në terma më të thjeshtë do të thotë dëmtim i nervave.

Ka shumë lloje të ndryshme të këtij nervi.

Nevropati periferik mund të shkaktojë dhimbje, djegie apo ndjesi shpimi gjilpërash në duart ose këmbët tuaja.

Mendoni për këtë. Ekziston mundësia që ju të mos e vëreni atë, madje mund të çojë edhe në shfaqjen e ndonjë infeksioni të mundshëm.

Mënyra më e mirë për ta parandaluar nevropatin është kontrolli i glukozës tuaj në gjak.

Ja hapat për këmbë të shëndetshme:

Hidhini një sy të mirë këmbëve tuaja çdo ditë

Hidhini një sy të mirë këmbëve tuaja çdo ditë, duke përfshirë këtu pjesët e sipërme, anët dhe fundin e këmbëve tuaja.

Në rast të ndonjë skuqje apo ënjtjeje, drejtohuni drejt një mjeku.

Mbajini këmbët tuaja të pastra

Lajini dhe mbajini plotësisht të thata këmbët tuaja çdo ditë. Kontrolloni temperaturën e ujit të dushit, në mënyrë që të shmangni ndonjë djegie apo çarje të mundshme të lëkurës. Përdorni edhe locionet përkatëse.

Vishni këpucë të përshtatshme

Ju e dini, një këpucë është e përshtatshme kur ekziston një mbështetje e mirë dhe e rehatshme.

Mos ecni asnjëherë zbathur

Edhe në pishinë, plazh, apo edhe në shtëpinë tuaj, gjithmonë vishni një palë këpucë të mbyllura dhe mbrojtëse.

Në çdo rast tjetër drejtohuni drejt mjekut dhe bëni kujdes ndaj këmbëve tuaj për të pasur një shëndet më të mirë.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE