English

Falet aborti, deri më 22 gusht priftërinjtë “lajnë” mëkatin

Madrid, 16 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Të gjithë priftërinjtë që janë rrëfyer sot, të mbledhur në Ditën Botërore të Rinisë ë Madrid, mund të shpëtojnë të rinjtë nga mëkati i abortit duke i shpëtuar ata nga shkishërimi.

Por edhe kjo falje është me kushte, vetëm në rast të një pendimi të thellë apo të ndonjë sëmundje për mos vijimin e shtatzënisë, duke shprehur dhe demonstruar me fakte këtë pendesë te prifti.

Ky fakt u njoftua nga një shënim i kryepeshkopatës së Madridit, i publikuar pasditen e sotme online. Sipas diktatit të Kishës, kush bën abort përballet automatikisht me shkishërimin.

Sakaq me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, Kryepeshkopi i Madridit, kardinali Antonio Maria Rouco Varela ka vendosur të lejojë priftërinjtë nëpërmjet një delegacioni të përzgjedhur në radhët e tyre që të falin të rinjtë dhe të mos i shkishërojnë ata kur janë të përfshirë në një abort jo spontan apo aksidental, që sipas peshkopit i lan të rinjtë nga mëkati menjëherë.

Shënimi specifikon se këto aftësi të veçanta gjatë rrëfimit do të jenë të vlefshme deri më 22 gusht, por kjo sipas shënimit nuk do të thotë që gjatë këtyre ditëve duhet kryer abort.

a.y/NOA

KOMENTE