English

Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike: Kosova po ndahet, efekt domino në Ballkan

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA - Grupimi i quajtur si Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (AKSH&SKSH)), drejtuar nga komandanti Suprem, Prof.Dr. Bashkim Mitrovica, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), Gjeneral Arbër Korabi dhe drejtori i Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH), Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim Presheva, dolën sot me një komunikatë për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në komunikatën dërguar tek agjencia NOA, FASHE vlerëson se “Kosova realisht po ndahet dhe ndarja e saj do të sjellë edhe lojën domino në Ballkan, ku për pasojë Ballkani do të përfshihet nga luftëra të përgjakshme; Komunikata thotë se “shqiptarët, edhe kësaj radhe, gjatë ridefinimit të kufijve në Ballkan, rrezikojnë të humbasin shumë territore të tyre, prandaj edhe apelojmë që të gjithë patriotët shqiptarë, luftëtarët e lirisë dhe të gjitha organizatat patriotike, ndër të cilat edhe: Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), Lëvizja Vetëvendosje (LV), Lëvizja për Bashkim (LB), Aleanca “Kuq e Zi” dhe Lista “Shqipëria Natyrale”, të bashkohen me Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE).

Për Komandën Supreme të FASHE, Zëdhënësi Politik, Kolonel Sazan Toplica informon se pas ristrukturimit tre vjeçar, Forcat e Armatosura (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike tanimë janë të konsoliduara tërësisht dhe janë të afta që, procesin e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një komb-shtet, ta bëjnë realitet. e.t/NOA

KOMENTE