Filadelfia, 16 gusht, NOA - Futbolli amerikan është një lojë e ashpër ku ka pak vend për femrat. Por nuk mendojnë kështu dy skuadra të veçanta të cilat kanë thyer dhe rregullat e imagjinatës. Në Filadelfia është luajtur pak ditë më parë ndeshja mes dy ekipeve vajzash, të cilat ne vend të parzmoreve dhe veshjeve të rënda kishin dekolte dhe të brendshme seksi.
Ndeshja ka qenë e fortë, por edhe mjaft joshëse për gjithë spektatorët. Vajzat seksi që kanë marrë pjesë në lojë janë lojtare profesioniste. Ato janë pjesë e ekipeve “Philadelphia Passion” dhe “San Diego Seduction”. Ndeshja mes vajzave me veshje intime është zhvilluar për kupën në versionin “Lingerie Fotboll League”.
Ashtu si në çdo ndeshje të futbollit amerikan nuk munguan dhe nxitëset e tifozëve. Vetëm se në këtë rast, në vend të vajzave me funde të shkurtër, ishin meshkujt ata që gjysëm të zhveshur kanë bërë thirrje për të nxitur turmën që të mbështeste skuadrën e zemrës.
Në ligën e kësaj displine sportive deri më tani bëjnë pjesë vetëm dy vende, Kanadaja dhe SHBA-të. Ndërkohë që nuk ka shumë interes nga vajzat e shteteve të tjera. Megjithatë menaxherët duken të kënaqur. Jo vetëm që biletat shiten, por edhe reklamat e bizneseve për të pasur pamje të vajzave që “luftojnë” në fushë me veshje intime, janë rritur ndjeshëm.
a.k/NOA