English

Jessica Alba lind vajzën e dytë dhe e quan Warren Haven

Romë, 16 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Aktorja Jessica Alba ka njoftuar lindjen e vajzës së saj të dytë me bashkëshortin e saj, Warren Cash, producent i njohur filmash.

Motra më e re e vogëlushes 3-vjeçare Honor Marie quhet Haven Garner Ëarren

Lajmi u publikua në faqen e Facebook-ut nga aktorja 30-vjeçare, i cili shkruante:

Përshëndetje miqtë e mi,

“Shpresoj se ju jeni duke e shijuar fundjavën. Unë së bashku me Cash jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm të lindjes së vajzës sonë, Haven Garner Warren." - shkroi Alba. Ajo ka lindur të shtunën, peshon 3.2 kg, dhe është 48 cm e gjatë. Ka lindur e shëndetshme dhe e lumtur! Lindja e Honor është gëzimi më i madh për familjen tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë shtatzënisë sime. Kjo do të thotë bota për mua."

Alba, e cila gjithashtu njoftoi më herët shtatzëninë e saj me anë të Facebook-ut, tregoi se Honor ishte tepër entuziaste se së shpejti do të bëhej motra e madhe e familjes, edhe pse ajo ende nuk e dinte se çdo të thoshte kjo.

një postim të fundit për “Blog Celebrity”, Jessica shkroi rreth asaj se si vajza e saj e parë, Honor ndihet për faktin se është duke pritur një motër të vogël. Ajo tha: "Mendoj se Honor ndihet tepër e lumtur se së shpejti do të bëhet motra e madhe e shtëpisë.

Jessica, e cila kishte veshur një palë tuta gri dhe ishte maskuar në pjesën e sipërme me një veshje të zezë shtatzënie, kishte blerë një llambë të gjatë dhe një abazhur të zbukuruar me lule.

Së fundmi ajo tha: “Ideja se unë së shpejti do të dua dikë aq shumë sa dua Honorin aktualisht, është diçka që unë nuk e kam fiksuar ende në kokën time. Por e di që do të ndodhë dhe mezi po pres.”

a.k/e.t/NOA

KOMENTE