Ankara, 16 gusht, NOA - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu kërkoi nga presidentin sirian, Bashar Al Assad që të ndërpres urgjentisht operacionet ushtarake kundër civilëve. Ai ka theksuar se Ankaraja për herë të fundit i`a bënë një kwrkesw tw tillw autoriteteve siriane.
“Në rast se operacionet nuk ndërpriten, nuk ka më çka të themi lidhur me hapat që do të ndërmirren”, deklaroi Davutoglu.
Liderët turk që deri tani kanë mbështetur presidentin sirian, disa herë kanë bërë thirrje për të ndërprerë dhunën dhe për të implementuar reforma, pas demonstratave dhe tensioneve të dhunshme pesë mujore kundër pushtetit aktual.
NOA/INA