E martë, 16 gusht 2011, NOA- E kush e ka thënë se për një nuse, fustani i nusërisë është njëri nga elementet më të rëndësishëm të ditës së dasmës.
Në Kinë duket se tendenca e kësaj dite është krejt e kundërta, pasi nuset e reja të Republikës Popullore duket se janë të çmendura për fotografitë të cilat nuk i lënë asgjë imagjinatës, duke pozuar pikërisht ditën e “po”-së lakuriq.
Por pamjet në këtë rast duket se nuk përfundojnë në albumin zyrtar, por janë për një përdorim privat të çiftit.
Por ka dhe nuse të ekzagjeruara si kjo në foto, që në kundërshtim me nuset e tjera edhe buqetën e luleve nuk e ka vendosur në vende delikate dhe për më tepër ajo është fotografuar në një park publik.
Menjëherë pas publikimit të shërbimit fotografik online, policia është vënë në kërkim të nuses dhe të fotografit, të cilët prej ditësh po i fshihen kërkimit.
a.y/NOA