English

Ngjarje e rëndë në Mirditë, vret vëllanë, rrethohet nga RENA e nuk dorëzohet

Mirditë, 16 Gusht 2011 NOA – Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Fan të Mirditës, ndërsa po precipiton ende, veshur me dyshime se autor është një person që vuan nga të meta mendore.

Viktima është Agustin Tuçi, kurse i dyshuar i vrasjes, vëllai i tij, Lekë Tuçi.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se kanë mbërritur forca të shumta të rendit dhe të tjera nga reparti i RENEA duke bërë rrethimin e të dyshuarit.

Aktualisht ende situata po vazhdon të jetë shqetësuese pasi i dyshuari që ka luhatje mendore, mban peng familjen, gjendet pranë vëllait që ka vrarë dhe me armë në dorë refuzon t’i përgjigjet thirrjeve për t’u dorëzuar në prangat e policisë.

e.t/NOA

vijon...

KOMENTE