English

Parashikimi i motit për 17 gusht 2011

Tiranë, 16 gusht 2011, NOA- Edhe nesër, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta kontinentale, kjo do të bëjë që i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët. Gjatë orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, në të njëjtat kushte meteorologjike do të mbetemi edhe gjatë pasdites ku moti i kthjellët do të jetë dominues pothuajse në të gjithë vendin. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin e së enjtes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Vlerat më të larta do të shënohen në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike pasi moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë Europa verilindore si edhe gadishulli skandinav ku vranësirat dhe shirat do të dominojnë gjatë gjithë ditës. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë në Alpe, Itali, si edhe Ballkanin verior por në këto zona do të ketë edhe intervale kthjellimesh. Ndërsa temperatura të larta do të përjetojë Spanja ku termometri do të ngjitet deri në 38 gradë celcius.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Spanja alarmon për temperatura të larta

- Zona e Alpeve alarmon rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta

- Rusia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe

a.y/NOA

KOMENTE