Tiranë, 16 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 16 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Zbardhet vendimi, administrata, pagat e reja për çdo kategori”, i cili flet për vendimin e qeverisë në lidhje me rritjen e pagave. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Raporti i ODIHR: Zgjedhjet e 8 majit ishin konkurruese dhe transparente”, “Makina bie në kanionet e Osumit, 5 të vdekur, një i zhdukur”, “Terror me armë në Vlorë, grabitet banka”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Raporti i OSBE-ODIHR: KQZ theu ligjet, Kolegji jo serioz, Kodi i paplotë”, i cili pasqyron pikat kryesor të raportit në lidhje me procesin e 8 majit. Disa tituj të tjerë janë; “Tabelat, pagat e reja në administratë”, “Xhani rrihet me tifozët, arrestohet drejtori i Qemal Stafës”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “ODIHR rrëzon Kolegjin: Vendime të pakuptueshme e kontradiktore”, i cili flet për raportin e djeshëm të ndërkombëtarëve. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Qeveria heq pagesën ekstra për masterat e titujt shkencorë”, “Terror në Vlorë, grabitet banka dhe klientët brenda saj”, “Jozefina Topalli fiton për herë të dytë paratë e pronave”, “Nis rotacioni në grevën e urisë, ACR ndal pagat”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “OSBE/ODIHR: Zgjedhjet transparente”, i cili pasqyron raportin e zgjedhjeve vendore të tetë majit. Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe ai që pasqyron reagimin e Berishës për raporton; “Berisha: Raporti, objektiv dhe frymëzues”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor atë me titull; “Pagat e gjithë shtetit”, i cili pasqyron tallën e pagave sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vajza e “sadistit” 84-vjeçar, kokën nuk e ka fshehur im atë”, “Raporti i OSBE-ODIHR: Zgjedhjet transparente dhe konkurruese”, “Binzesmeni, “kurth” drejtorit të “Qemal Stafës”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al.
a.k/NOA
Videopasqyra e shtypit u mundesua nga 7News Channel