English

Pavarësia e Kosovës njihet nga Nigeri dhe Guineja Conakry

Prishtinë, 16 gusht 2011, NOA- Pavarësia e Kosovës është njohur edhe nga dy shtete të tjera.

Për të bërë publik këtë lajm ka qenë zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, duke konfirmuar zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conakry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Me këto njohje shkon në 79 numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa e fundit që e njohu pavarësinë ishte Afrika Qendrore, rreth një muaj më parë.

a.y/NOA

KOMENTE