Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff, me rastin e 50 vjetorit të ndërtimit të murit të Berlinit, ka bërë thirrje për një angazhim në gjithë botën për demokraci dhe të drejtat e njeriut
Mimoza Cika Kelmendi
Në kujtim të padrejtësisë për murin mendoj që secili të mos largohet së luftuari për liri, demokraci dhe të drejtat e qytetarëve, tha kreu i shtetit në fjalën e tij të mbajtur në një tubimin përkujtimor në Berlin këtë të shtunë. Wulff përmendi edhe rastin e murit në 1989. Fundi i ndarjes së Gjermanisë e na jep kurajën. Muri nuk ra, por u përmbys. Edhe tani ndryshimet janë të arritshme dhe po ashtu është mundësia për më shumë liri të vërtetë në Gjermani. Kjo do të thotë që emigrantët të integrohen më mirë dhe të krijojnë më shumë mundësi për zhvillim në shoqërinë tonë, theksoi ai. Edhe një herë u tregua se: Në fund të fundit liria është e pamposhtur", tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti. Ai kujtoi kryebashkiakun e Berlinit, Willy Brandt, i cili në mbrëmjen e 13 gushtit 1961 i pati thënë më zë të lartë qytetarëve në DDR dhe në Berlinin Lindor se njerëzit kurrë nuk do të mund të mbahen për një kohë të gjatë në skllavëri.
"Muri drejtohej dukshëm për të gjithë kundër popullit të vet. Ai ishte shprehja e frikës para njerëzve të vet. Situata aktuale në botë, simbol i së cilës ishte ky mur për shumë dukej i pandryshueshëm. Por një herë u tregua se: Në fund të fundit liria është e pathyeshme. Nuk ka mur të përhershëm që t`i rezistojë dëshirës për liri. Dhuna e të paktëve nuk ka vijueshmëri ndaj dëshirës për liri të të shumtëve. Willy Brandt tashmë i pati thënë duke bërtitur me zë të lartë qytetarëve të DDR dhe Berlinit Lindor në mbrëmjen e 13 gushtit 1961: Kurrë nuk mund të mbahen njerëzit për një kohë të gjatë në skllavëri", citoi presidenti fjalët e Willy Brandit.
"Kujtimi i padrejtësisë së murit na kujton se ne edhe sot nuk duhet të braktisim në botë, as vetëm, luftën për liri, demokraci dhe të drejtat qytetare. Dhe kjo kërkon nga ne që të kujdesemi për atë që historia të mos përsëritet. Ne duhet të kujtojmë dhe sidomos të sqarojmë vende si ky."
"Fundi i historisë së murit na jep kurajën të themi: Historinë e këtij fundi e kanë shkruar njerëzit. Muri nuk ra - ai u përmbys. Prandaj ne përpiqem plot besim për më shumë liri të vërtetë në vendin tonë të ribashkuar. Kjo do të thotë para së gjithash sot se: Të gjithë dhe secili të ketë mundësinë për të qenë i lirë. Ne duhet të integrohemi më mire dhe të hapemi më shumë për më shumë shanse zhvillimi në shoqërinë tonë. /DW/