English

Sporti zgjat jetën 3 vjet, televizioni e shkurton 5

E martë, 16 gusht 2011, NOA- Mjafton vetëm pak sforcim për të jetuar shëndetshëm.

15 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një shëtitje e shkurtër ose një mini vrap janë të mjaftueshme për të pasur një jetë të shëndetshme.

Nëse ndiqet ky regjim rreziku i vdekjes për të gjitha rastet reduktohet minimumi në 3 vjet e më tepër. Por përpara se të fillohen ushtrimet duhet fikur televizori, sepse duke e parë atë rreth 6 orë në ditë shkurtohet jeta deri në 5 vjet.

Siç raporton ANSA, janë këto studime të botuara në një revistë mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

a.y/NOA

KOMENTE