English

Stuhi në Zelandën e Re (VIDEO)

Fluturimet janë anuluar, rrugët janë mbyllur dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Zelandës së Re.

Qyteti gjendet në errësirë, pas rënies së borës, e cila konsiderohet të jetë më e rënda në 3 dekadat e fundit.

Bora dhe stuhitë e forta, i kanë izoluar qytetarët brenda.

Madje, parashikuesit e motit, e kanë përshkruar këtë stuhi si “një ngjarje që ndodhë vetëm një herë në jetë”.

Stuhia fillimisht goditi ishullin në jug, pastaj atë të veriut, i cili ka më shumë banorë.

Autoritetet e shtetit i kanë paralajmëruar vendasit të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të ruajnë ushqim dhe ujë për raste emergjente.

Nga meteorologët është parashikuar që stuhia të vazhdojë deri të mërkurën.

Më poshtë ndiqni videolajmin e AP:

255

KOMENTE