English

Tahiri: Rëndësi primare, sundimi i ligjit në veri të Kosovës

Prishtinë, 16 gusht 2011, NOA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri takoi sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Ernst Reichel.

Gjatë këtij takimi Tahiri, vlerësoi lartë vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme gjerman z. Guido Westerwelle në Kosovë dhe përkrahjen e lartë që ai dha për shtetin e Kosovës, integritetin dhe sovranitetin e saj.

Në vijim të takimit u bisedua po ashtu për angazhimet maksimale të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në veçanti u theksua rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit dhe luftimit të kontrabandës e krimit të organizuar, ku Tahiri theksoi rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit në pjesën veriore të vendit.

Nga ana e tij ambasadori Reichel tha se vlerëson lartë reformat e gjithanshme të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe rikonfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për marrëdhënie të mira me këtë vend.

a.y/NOA

KOMENTE