Skrapar, 16 gusht, NOA, Update – Policia e Qarkut të Beratit dhe forcat speciale RENEA kanë bërë të mundur nxjerrjen e të gjatë trupave të të rinjve që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në kanionet e lumit Osum në Skrapar, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Para pak minuta RENEA ka nxjerrë dhe trupin e viktimës së gjashtë, Vladimir Dulellari, i cili ishte dhe drejtues i mjetit.
Gjashtë të rinjtë udhëtonin me një makinë me targa angleze gjatë mbrëmjes së djeshme. Dyshohet se tragjedia ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit dhe shpejtësisë së madhe. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e kanioneve të Skraparit, e cila ka mungesë sinjalistike dhe terren tepër të vështirë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme policia e Beratit dhe Çorovodës nuk ka arritur të ndërhyjë për nxjerrjen e trupave. Terreni i vështirë dhe mungesa e pajisjeve për tu ulur në greminë ka bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave RENEA. Makina dhe trupat e të rinjve kanë rënë nga një lartësi prej 200 metrash na kanionet e lumit Osum.
Emrat e të rinjve që humbën jetën në aksident
Xhulio Allko 19 vjeç
Edison Cuko 26 vjeç
Drilon Guri, 24 vjeç
Vladimir Dulellari 26 vjeç
Fatjon Feka 23 vjeç
Eni Guri 21 vjeç
a.k/NOA