English

Vetëvaret në shtëpinë e vëllait 53 vjeçari

Librazhd, 16 gusht, NOA – Një 53 vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në fshatin Gurrë të Librazhdit. Viktima është Shefqet Muça. 53-vjeçari ka qenë për vizitë në banesën e vëllait dhe është gjetur në mëngjes i varur në një premë në oborrin e shtëpisë.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që nuk ka ende një version zyrtar të motiveve që mund të kenë çuar në aktin ekstrem.

Policia ka marrë në pyetje vëllain e viktimës dhe të afërmit e tjerë për të zbardhur ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE