Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA Update – Dy persona kanë kryer një atentat të pastër para pak minutash në periferi të Tiranës duke i marrë jetën një burri, mosha e të cilit ende nuk qartësohet.
Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, konfirmuan për agjencinë NOA, burime nga Policia e Shtetit.
Në vendin e ngjarjes janë grumbulluar shumë kureshtarë dhe kanë mbërritur forca policore.
Zyrtarisht nuk është konfirmuar identiteti i viktimës dhe mosha e tij por burime në vendngjarje pohuan se ai është Paulin Marku nga Puka.
Mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me një motor në momentet që u qëllua me armë zjarri kurse dy autorët hapën zjarri mbi një mjet.
e.t/NOA
Vijon...