Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA – Dy persona mbi një motor kanë kryer një atentat të pastër para pak minutash në periferi të Tiranës duke i marrë jetën një burri, mosha e të cilit ende nuk qartësohet.
Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, konfirmuan për agjencinë NOA, burime nga Policia e Shtetit.
Mësohet se në vendin e ngjarjes janë grumbulluar shumë kureshtarë dhe kanë mbërritur forca policore.
Ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimës dhe mosha e tij.
e.t/NOA
Vijon...