Tiranë, 17 gusht 2011, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit ka vënë në pranga të dyshuarin si autor të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.
Sipas policisë bëhet e ditur se i arrestuari është identifikuar si Astrit Vladi i moshës 30 vjeçare, i cili mendohet të jetë autori i ekzekutimit të Paulin Markut.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka pasur si shkak motive të hakmarrjes.
Paulin Marku i moshës 31 vjeçare me origjinë nga Puka ishte duke udhëtuar me një motor në momentet që u qëllua me armë zjarri.
a.y/NOA