English

Atentatori i Oslos kishte përgatitur bombë tjetër mbi 1 ton

E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Atentatori i tragjedisë së Oslos, Anders Behring Breivik, kishte përgatitur një bombë të dytë me peshë mbi 1 ton, shumë më e madhe se ajo që shpërtheu para godinës së qeverisë norvegjeze më 22 korrikun e shkuar.

Ky fakt raportohet nga televizioni publik i vendit skandinav Nrk, i cili citon burime policore.

Sasia e dytë e eksplozivit është gjetur në fermën e Breivik, të cilën ai e kishte marrë me qera rreth 140 kilometra në veri të Oslos dhe ishte gati për përdorim, por ajo që bie në sy është pesha e saj rreth 1 ton e gjysmë çka do i çonte përmasat e shpërthimit shumë më të mëdha.

a.y/NOA

KOMENTE