English

Banka Qendrore Greke: Mbi 2 bilionë euro të transferuara nga Greqia drejt Shqipërisë

Athinë, 17 gusht, NOA – Mbi 2 bilionë euro janë transferuar nga Greqia drejt Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Shifra e konsiderueshme është bërë me dije nga mediat greke, duke iu referuar asaj që Banka Kombëtare e Greqisë i ka komunikuar parlamentit grek, javën e kaluar përmes një raporti të posaçëm.

Duke iu përgjigjur një pyetje të deputetit Kyriakos Velopoulos, ky institucion ka referuar të dhënat e mbledhura zyrtarisht që nga viti 2003, për remitancat drejt vendit tonë, Pakistanit dhe Afganistanit, mes të cilëve Shqipëria zë vendin e parë.

Kanë qenë në fakt disa deputetë grekë që i kërkuan institucionit qendror bankar të vendit të tyre të dhënat për sasinë e parave që emigrantët shqiptarë kanë transferuar nga Greqia në Shqipëri.

Siç bën me dije konkretisht media greke “Athens News”, 2.2 bilionë euro u dërguan gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, 1 milionë e 500 mijë euroPakistan dhe 200 mijë euroAfganistan.

Të siguruara përmes emigrantëve që punojnë në Greqi, këto shifra rezultojnë të larta sipas autoriteteve greke.

Ndërsa të dhënat zyrtare të vendit fqinj tregojnë se remitancat përvit kanë qenë afërisht 270 milion euro.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se nga viti 2004 deri 2010, Shqipëria ka importuar më shumë se 3 miliardë euro të mallrave nga Greqia.

n.e/NOA

KOMENTE