Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën javën e kaluar në Angli.
Autoritetet thanë se Xhordan Blekshav, 20 vjeç dhe Perri Satklif-Kenan, 22 vjeç janë dënuar me katër vjet burg të martën.
Policia tha se ata përdorën Facebook-un që të "organizojnë dhe orkestrojnë" trazirat nga shtëpitë e tyre.
Pesë persona janë vrarë gjatë trazirave në Londër dhe në qytete të tjera angleze, raporton RFE.