Prishtinë, 17 gusht, NOA- Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker, sot viziton Kosovën.
Mësohet se agjenda e tij përfshin takimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe liderë të komunitetit fetar serb. Riker dje ka qëndruar në Shkup, ku nga zyrtarët maqedonas ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Greqinë.
NOA/RFE