Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një sport i rrezikshëm, entuziast, i mbushur plot adrenalinë, vë në lëvizje të gjithë gjymtyrët e trupit, por kjo adrenalinë e madhe befasuese mund të të ndezë edhe vdekjen në fytyrë.
Ky rrezik kaq i madh nuk mund ta trembë dot kampionin australian Michael Kemeter, i cili ka arritur të kapë një rekord të lartë.
Këto imazhe spektakolare tregojnë se si thyesi i rekordit Kemeter, qëndronte i varur në majën e malit më të lartë në Austri, duke ruajtur ekuilibrin me kujdesin më të madh.
Linja ishte e lidhur rreth 2600 metra jashtë terrenit të majës më të lartë të malit, Grossglockner në Astri, gjithashtu edhe maja e dytë më e lartë në Mont Blanc, në Alpe.
Kampioni 23-vjeçar qëndronte i varur në linjën e cila ishte 150 metra e gjatë dhe më pak se 2.4 cm e gjerë.
Edhe pse ai kishte një litar të sigurisë, ekzistonte një mundësi e vogël që mund ta kthente këtë adrenalinë në një tragjedi të çastit.
Ndërsa linja ishte e siguruar në të dy skajet e malit, shkrirja e ngricës mund të rrezikonte rënien e shkëmbinjve.
Një goditje e drejtpërdrejtë mund të shkaktonte një defet në linjë për ta prishur atë, duke dërguar Kemeter në vdekje të sigurt.
Kampioni e shfaqi veten porsi një ekspert, arriti të qëndrojë bukur në linjën, e cila nuk ishte e tendosur dhe dukej se ishte e lejuar të lëvizte.
Kemeter qëndronte i balancuar mbi kurriz, pa këpucë dhe nën presionin e një ere të fortë. Ai nuk kishte veshur rroba në pjesën e lartme të trupit për të ulur rezistencën e erës, për të ulur peshën e tij dhe për të ndaluar marrjen e rrobave nga ndonjë linje.
Sportisti ekstrem Kemeter, i cili e kishte praktikuar këtë lloj sporti në mbarë botën tha: “ Kjo majë mali ishte më e mira në botë. Ndoshta më vonë do të vinë shumë njerëz për ta praktikuar këtë sport, por akulli është thyer nga unë i pari, kështu që emri im do të triumfojë në çdo kohë.”
Vetëm një javë më parë, Kemeter kishte qenë në gjendje të kapte një rekord tjetër botëror. Ai kishte arritur të ngjiste majën e malit Gruenen See, në Styria të Austrisë, rreth 525 metra i gjatë.
a.k/e.t/NOA
SHIKONI DHE PAMJET FILMIKE: