English

Ish-kryeministri, rikthehet procesi në Hagë (VIDEO)

Prishtinë, 17 Gusht 2011 NOA – Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është planifikuar të dalë të enjten, para Gjykatës Ndërkombëtarë për krime lufte në Hagë.

Bashkë me Haradinaj në këtë proces ndiqen edhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj e Lah Ibrahimaj.

Rigjykimi vjen pasi Ramush Haradinaj u çlirua nga 37 akuzat që kjo gjykatë kishte shpallur në prillin e tre viteve më parë.

Sipas AFP-së, të enjten Prokuroria dhe mbrojtja do të paraqesin dëshmitë e tyre, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi kryesor. Koordinatori i ekipit të avokatëve mbrojtës të Ramush Haradinajt, Michael O`Railly ka deklaruar se lideri i AAK-së do të shpallet i pafajshëm dhe rigjykimi do të përfundojë brenda vitit në vazhdim.

“Nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Gjykatës së Hagës”, - ka deklaruar O’Railly.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës beson se kreu i saj Haradinaj do të marrë pafajësinë e merituar.

252

KOMENTE