English

Ka gjetur banjën e avionit të mbyllur, Gerard Depardieu urinon para të udhëtarëve

Paris, 17 gusht NOA- Gerard Depardieu, artisti njohur francez ka urinuar në korridor para udhëtarëve në një avion që udhëtonte nga Parisi në Dublin.

"Depardieu, ka shkuar në tualet, por kur një nga stuardesat i tha atij që të presë një çerek ore, ai ka thënë se nuk mund të presë, tha dua të urinoj dhe e bëri në dysheme", ka pohuar për mediat vendase një udhëtare. "Dukej se ai kishte pirë, stuardesat janë zënë ngushtë - ka shtuar ajo - Askush, nuk u ankua”.

“Pas kësaj, Depardieu është kthyer në vendin e tij duke lënë stafin të pastrojë dyshemenë”, ka thënë zëdhënësi kompanisë. Akoma nuk dihet nëse kompania do të marrë masa ndaj aktorit 62 vjeçar.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Nexhmedin Sulimani17:18 - 17 Gusht 2011
    turp per nje njeri si ai me be at gjest