English

Lazarat, “Perëndimi i hënës”, asgjëson 3 parcela me Kanabis, 3 vetë nën hetim

Gjirokastër, 17 gusht 2011, NOA – Në vijim të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, përmes operacionit “Perëndimi i hënës” u shkatërruan tri parcela me rreth 1685 rrënjë Kanabis sattiva në komunën e Lazaratit.

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim tre shtetas nga fshati Lazarat si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i koduar “Perëndimi i hënës” nisi në orën 01.00 pas mesnatës përreth banesave të një lagjeje në Lazarat.

Aksioni zgjati katër orë dhe në asgjësimin e bimëve narkotike u angazhuan 30 efektivë policie.

Në të tria parcelat u konstatuan 1685 rrënjë Kanabis sattiva, me një gjatësi nga 120 deri 140 centimetra të larta.

Siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera gjatë asgjësimit të bimëve narkotike në parcela nuk është gjetur asnjë shtetas.

Ndërkohë që hetimet do të çojnë në dyert e Prokurorisë së Gjirokastrës tre shtetas nga fshati Lazarat si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këto parcela dhe për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre.

Një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Operacioni “Perëndimi i hënës” shënoi përfundimin e fazës së dytë të fushatës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që ka nisur faza e tretë e kësaj fushate që përkon me shkatërrimin e parcelave të evidentuara gjatë fazës investiguese.

mit/NOA

KOMENTE