Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA - Lidhur me letrën e hapur të z. Edi Rama, për raportin e OSBE/ODHIR-it, për zgjedhjet e 8 majit, zëdhënësja e Partisë Demokratike, doli para pak çastesh me një qëndrim për media:
“Partia Demokratike vlerëson se, z. Rama nuk gabon kur deklaron se raporti i ODHIR-it,është më i qartë dhe më i drejtpërdrejtë se kurrë. Por, fakti që ai pretendon se raporti ka justifikuar akuzat e tij absurde dhe të pabaza, tregon se ai nuk e ka lexuar këtë raport, ose e ka lexuar atë me syzet e shokut Ruçi. Kjo sepse, raporti i OSBE/ODHIR-it, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, shpall zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje kompetitive, transparente, aspektet pozitive të të cilave janë bazë për progres të mëtejshëm”.
Sipas Albana Mustafaraj, “ky është vlerësimi më maksimal, më i qartë që zgjedhjet në Shqipëri kanë marrë për vite me radhë”.
Vijon...