English

Masakrimi i Liljana Arapit, Dumka: 3 persona i prenë kokën

Korçë, 17 gusht, NOA – Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Korçë seanca për masën e ndalimit ndaj nga të dyshuarit për vrasjen dhe masakrimin e Lulajna Arapit, Gaqo Dumka.

84-vjeçari akuzohet se ka vrarë dhe më pas i ka prerë kohën dhe këmbët gruas 42-vjeçare për motive xhelozie. 84-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar para togave të zeza se nuk është ai autori i ngjarjes. Dumka ka thënë se vrasja e gruas që bashkëjtonte me të është bërë nga tre persona të tjerë.

Gjykata vendosi sot arrestin me burg ndaj 84-vjeçarit. Ndërkohë që ende nuk është zbuluar koka e viktimës. Trupi i saj u gjet në vendin e hedhjes së plehrave në Korçë i masakruar dhe pa kokë. Vetëm pas dy ditësh policia arriti të identifikonte se trupi ishte i Liljana Arapit, 42 vjeçe, lindur e banuese në qytetin e Bilishtit, e papunë dhe me gjendje civile e pamartuar.

Më pas hetimet arritën deri te 84-vjeçari i cili bashkëjetonte me viktimën. Fillimisht ai pranoi krimin, ndërsa më pasi deklaroi se Liljana ishte vrarë nga persona të tjerë. Ndërkohë, ajo që bënë edhe më makabre këtë ngjarje është fakti, se 84-vjeçari nuk pranon të tregojë se ku ndodhet koka e viktimës.

a.k/NOA

KOMENTE