English

Nga kampet e përqendrimit në masakrimin e 42-vjeçares, në gjykatë Gaqo Dumka (VIDEO)

I dyshuari mohon të ketë kryer ai vrasjen, thotë se vetëm ka fshehur trupin. Tregon vendin ku ka fshehur kokën, gjenden vetëm flokë dhe mbetje të tjera

Korçë, 17 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Prej shumë vitesh merrte pension ushtarak dhe këtë e përfitonte nga Ministria e Mbrojtjes pasi ishte një ndër të paktët shqiptarë të cilët ishin viktima të kampeve të përqendrimit ku nazistët gjermanë kryenin tortura çnjerëzore.

Por ato që Gaqo Dumka ndoshta ka parë dhe përjetuar në Gjermani, ndodhën më 12 gusht të këtij viti, duke tronditur opinionin publik mbarëshqiptar.

Liliana Arapi u gjend e masakruar në orën 23.00 të 12 gushtit, me trup të copëtuar futur në dy thasë, në një pikë grumbullimi plehrash afër fshatit Ravonik të rrethit Korçë.

E pranë trupit të ndarë në shtatë copa, gjendeshin dhe rrobat e saj futur në një qese.

Kurse koka e 42 vjeçares që vetëm dy ditë më pas u identifikua kush ishte, deri në këtë mesditë të 17 gushtit nuk është gjetur. Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se në vendin e quajtur “Çezma e Shetros”, i dyshuari ka deklaruar sot se ka hedhur në një thes të tretë, kokën e të ndjerës.

Para pak minutash policia e Korçës e ndihmuar dhe nga ekspertë që mbërritën nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka rrethuar zonën e supozuar.\në të vërtetë janë gjetur gjurmë gjaku dhe flokësh të të ndjerës, por ende nuk ka shenja të kokës që Dumka tha se ka hedhur në një shkurre atypari.

249

Gjykata e Rrethit të Korçës ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe dhënies së vendimit, për 84-vjeçarin Gaqo Dumka i cili akuzohet se masakroi me thikë 42-vjeçaren Liliana Arapi.

Në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë, 84-vjeçari jo vetëm që nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe përçudnimit të kufomës por edhe ka deklaruar se ishin tre djem ata që në të vërtetë e kanë vrarë Liliana Arapin.

Sipas tij tre personat e vranë me thikë 42-vjeçaren në shtëpinë e tij në lagjen nr 5 të qytetit të Korçës dhe më e detyruan atë të hedhë trupin e saj të copëtuar, në pikën e plehrave në Ravonik.

Për më tepër, Dumka akuzoi policinë dhe organin hetimor të prokurorisë duke thënë se punonjës të tyre e kishin detyruar përmes presionit që të pranojë se ishte ai vrasësi i 42 vjeçares.

Ndërkohë familjarët e 42-vjeçares Liliana Arapi kanë tërhequr nga morgu i spitalit të Korçps trupin pa kokë për të kryer ceremoninë mortore. Ata kanë përcjellë në banesën e fundit arkivolin duke kryer varrimin e të ndjerës.

a.f/e.t/NOA

250

KOMENTE