Londër, 17 gusht, NOA - Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën në javën e kaluar në Angli.
Autoritetet thanë se Xhordan Blakshav, 20 vjeç dhe Perri Sutklif-Kenan, 22 vjeç janë dënuar me katër vjet burg të martën.
Policia tha se ata përdoren Facebookun që të "organizojnë dhe orkestrojnë" trazirat nga shtëpit e tyre. Pesë persona është raportuar se janë vrarë gjatë trazirave në Londër dhe në qytete të tjera.
NOA/RFE