Tiranë, 17 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 17 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Tabelat zyrtare, pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët”, i cili flet për pagat e reja. Disa tituj të tjerë janë; “Trojka, PD-PD të punojnë për 2013”, ““Bufi: Rama, përgjegjës për humbjet në zgjedhje, është i pabesueshme me kursin e ri politik”.
Gazeta “Shqiptare” ka si argument kryesor; “Edi Rama: Vizoni im për opozitën. Në BE protestat i bën populli”, i cili pasqyron reagimin e kreut të PS-së për zgjedhjet dhe raportin e OSBE/ODIHR. Disa tituj të tjerë janë; “Matura shtetërore, 12 faqe speciale për provimet”, “Nipi vret xhaxhain me kallash për pronën”, “Genta Ismajli: Pleq dhe fëmijë më bëjnë deklarata dashurie”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; Rama reagon pas raportit të OSBE/ODIHR: Koha të reagojmë të gjithë”, i cili flet për qëndrimin e mbajtur dje nga kreu i PS-së. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Trakte kundër Berishës, arrestohen katër të rinj”, “Berisha i rrit rrogën Bashës me 34 mijë lekë”, “Ambasadorët: Të nisë sa më shpejt dialogu dhe reforma”, “Tiranë, vritet në atentat pronari i një mobilierie”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “PS: Raporti objektiv, jemi gati për refomën zgjedhore”, i cili flet për qëndrimin zyrtar të mbajtur dje nga PS në lidhje me raportin e zgjedhjeve të 8 majit. Disa tituj të tjerë janë; “Bylykbashi: Zgjedhjet më të mria në 20 vitet e fundit”, “Televizioni Klan sjell X-Faxtor për herë të parë në Shqipëri”, “Edi Rama: Për një politikë të re”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA